Qytetarëve u kërkohet që të raportojnë korrupsionin në Kosovë

Qytetarëve u kërkohet që të raportojnë korrupsionin në Kosovë

Në Prishtinë, Iniciativa Kundër Korrupsionit (RAI), me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka mbajtur performancën kundër korrupsionit “Sinjalizo”, me ç’rast është kërkuar nga qytetarët që ta raportojnë korrupsionin.

Në mënyrë simbolike është bërë shkatërrimi i parave përmes një mekanizmi të veçantë, nga një person që vazhdimisht ka marrë para dhe qytetarët kanë pasur mundësinë që përmes një butoni të ndalim punën e makinës.

Sipas organizatorëve kjo tregon që qytetarët mund të kenë ndikim në parandalimin e korrupsionit edhe në jetën reale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0