QKUK: 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan, 4 në gjendje të rëndë

QKUK: 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan, 4 në gjendje të rëndë

Tre të lënduar rëndë nga aksidenti tragjik në Gjilan kanë arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa një tjetër i lënduar nga Gjilani pritet që të arrijë në Prishtinë.
18:08 – Gazeta Express raporton se numri përfundimtar i të lënduarve është 23, ndërsa katër prej tyre janë sjellë në Prishtinë për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 17 kanë mbërri 3 pacientë në QKUK. Me lëndime të rënda trupore. Po vazhdon trajtimi i tyre. Gjendja e tyre është stabile, por lëndimet janë të rënda. Janë moshë e mesme. Nga 40 deri 60 vjec .Janë dy femra dhe një mashkull. Pritet me ardhë edhe një person”, ka thënë drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu për Gazetën Express

17:32 – Të lënduarit janë dy gra dhe një burrë, ndërsa po mjekohen në repartin intensiv të QKUK’së.

Mjeku kujdestar, Naser Syla, ka thënë se tre të lënduarit i kanë pranuar në gjendje të rëndë.

“Gjendja shëndetësore e tre personave të lënduar që erdhën ne QKUK është e rëndë. Ata po trajtohen ne mjekimin intensiv ne QKUK. Pacientët janë dy femra dhe një mashkull”, ka thënë Syla.

Nga aksidenti në Gjilan ka vdekur një person, ndërsa kanë mbetur të lënduar rreth 20 persona.

Sipas të dhënave nga Policia dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë treguar se është ndaluar vozitësi i kamionit, që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik pas humbjes së kontrollit. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0