Qeveria zgjedh bordin e përkohshëm të Trepçës

Qeveria zgjedh bordin e përkohshëm të Trepçës

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot, propozimet e ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, për emërimin e anëtarëve të përkohshëm të Bordit të Telekomit dhe të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.

Anëtarë të përkohshëm të Telekomit janë emëruar Genc Raci, Naim Maloku, Luljeta Elezi dhe Teki Shala.

Ndërkohë, anëtarë të Bordit të përkohshëm të ndërmarrjes, Trepça, janë emëruar: Sylejman Hyseni, Bahri Hyseni, Shyqyri Kelmendi dhe Shyqyri Sadiku.

Sipas saj, drejtorët e propozuar janë ekspertë të fushave, me përvojë të dëshmuar në vende të zhvilluara dhe në Kosovë.

Kryeministri Kurti tha se mandati i drejtorëve të përkohshëm do të jetë maksimumi gjashtë muaj.

Ditë më parë, Qeveria shkarkoi bordet e Telekomit dhe Trepçës, me arsyetimin se nuk kryen punën si duhet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0