Qeveria ua fal borxhin e ujit familjeve me ndihma sociale

Qeveria ua fal borxhin e ujit familjeve me ndihma sociale

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që familjet të cilat i plotësojnë kushtet për ndihmë sociale t’ju ofrohet asistencë sociale ndaj ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbime të ujit.

Këshilli Ndër-Ministror për Ujërat i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që ndaj familjeve me asistencë sociale t’ju kryhen në mënyrë të drejtpërdrejtë pagesat që kanë ndaj ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbime të ujit..

Këshilli Ndër-Ministror për Ujëra i rekomandon Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndërmerr veprimet e nevojshme që familjeve të cilat plotësojnë kushtet për ndihmë sociale t’ju ofrohet asistencë sociale përmes transferimeve të drejtpërdrejta për pagesën e detyrimeve për shërbimet e shfrytëzuara që ata kanë ndaj ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbimet të ujit. Udhëzohet Ministra për Financa në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që t’i propozojë Qeverisë masat konkrete për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Këtë vendim kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka nënshkruar gjatë ditës së djeshme.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/familjet-me-ndihma-sociale-nuk-do-te-paguajne-ujin-603446/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0