Qeveria “pastron” Bordin e “Ibër-Lepencit” para emërimit të kryeshefit ekzekutiv

Qeveria “pastron” Bordin e “Ibër-Lepencit” para emërimit të kryeshefit ekzekutiv

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka propozuar shkarkim të katër drejtorëve të Bordit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, në kohën kur ky bord është dashur të zgjidhte kryeshefin e ri të ndërmarrjes.

Propozimi që mban firmën e ministrit Valdrin Lluka i është dërguar kryeministrit më 4 maj, ndërsa të martën (sot) do të votohet për miratim në Qeveri, shkruan Koha Ditore.

Anëtarët e propozuar për shkarkim janë: Fatos Salihi, Albiona Maloku, Imer Hamiti dhe Sami Veliu.

Këta të fundit e kanë akuzuar Ministrinë se po ndërhyn në punën e Bordit dhe se po favorizon kandidatë të caktuar për kryeshef ekzekutiv.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0