Qeveria ndan shtesa për punëtorët shëndetësorë

Qeveria ndan shtesa për punëtorët shëndetësorë

Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që stafi mjekësor të ketë rritje page për tre muaj.

Paga shtesë do të jetë jo më pak se 60 euro dhe do të jepet për muajt gusht, shtator dhe tetor.

Njoftimi i Qeverisë:

“2.7 MILIONË EURO PËR STAFIN MJEKËSOR

Qeveria ndan 2,7 milionë euro për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021″.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0