Qeveria miraton masat e reja anti Covid19

Qeveria miraton masat e reja anti Covid19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e reja anti-COVID, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte, më 20 gusht.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se masat kufizuese kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

“Masat e këtij propozimvendimi, nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar, apo që është i shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm për ta luftuar sëmundjen”, ka deklaruar Vitia.

Po ashtu, në këtë takim është marrë vendim që qendrat e vaksinimit të punojnë edhe të shtunën.

“Ministri Vitia tha në fund se tash në Qendrat e Vaksionimit do të punohet edhe të shtuneve ndërsa sa i përket barnave esenciale kemi marrë gjitha masat por janë 200 aktivitete të prokurimit dhe nuk mund të përshpejtojmë për shkak procedurave”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0