Qeveria Haradinaj e “shter” buxhetin, ndan miliona

Qeveria Haradinaj e “shter” buxhetin, ndan miliona

Qeveria në Detyrë këtë të premte ka ndarë dy milionë euro për Policinë, dhe afër 400 mijë euro për organizatat e dala nga lufta

Ka gjashtë muaj që ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si Kryeministër i Kosovës.

Megjithatë Ramush Haradinaj vazhdon të del në punë.

Qeveria në detyrë që për shef ka Ramush Haradinajn, këtë të martë në mbledhjen e 115 ka qenë dorëlire në ndarjen e parave.

Më shumë se dy milionë euro ia ndau Policisë së Kosovës për kompensimin e orëve shtesë.

E nuk munguan paratë as për Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj ia ndau 81 mijë euro për organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

168 mijë  të tjera për Shoqatën e Invalidëve e 141 mijë euro për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Parat nuk munguan as për pjesën e vartëseve të tij.

Kështu me propozim të zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj u ndanë rreth 70 mijë për koordinatorin për rini arsim dhe sport.

.Në këtë vendim po ashtu është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave për ndërtimin e parkut të biznesit në Polac të Skenderaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: