Qeveria e Kosovës nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave

Qeveria e Kosovës nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave nga Maqedonia e Veriut të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Bullgari.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga kjo tragjedi kombëtare.
Tragjedia e autobusit në Bullgari, të gjitha detajet që dihen deri tani
Tragjedia e autobusit në Bullgari, të gjitha detajet që dihen deri tani
“Në emër tim dhe Qeverisë u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit në këtë fatkeqësi, të lënduarve u dëshirojmë dëshirojmë shërim të shpejtë dhe urojmë që tragjeditë e tilla të mos na përsëriten. Në shenjë solidarizimi dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore”, tha Kurti.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit të tmerrshëm.

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën me një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup. Shumica e viktimave janë shqiptarë.

Aksidenti konsiderohet si më i rëndi që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit në Evropë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0