Pushteti mohon ndikimet politike në përzgjedhjen e kandidatëve për Kushtetuese

Pushteti mohon ndikimet politike në përzgjedhjen e kandidatëve për Kushtetuese

Edhe pse procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses dështoi dy herë, zyrtarë të partive në pushtet kanë thënë se janë brenda afateve dhe se përfundimisht tre gjyqtarët e Kushtetueses do të zgjidhen në njërën nga seancat e radhës.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk ka asnjë ngecje në proces.

“Komisioni ka proceduar kandidatët e përzgjedhur në seancën dhe tani mbetet që deputetët t’i zgjedhin tre gjyqtarë në një nga seancat e ardhshme”, ka thënë Krasniqi për gazetën “Koha Ditore”.

I pyetur nëse ka tendencë që gjyqtarët të përzgjidhen me diktate politike, Krasniqi ka shtuar se, “gjyqtarët caktohen sipas procedurave që parashihen me ligj dhe me Kushtetutë”.

Edhe Bilall Sherifi (Nisma Socialdemokrate) ka thënë se vota është e fshehtë dhe çdo deputet, pavarësisht përkatësisë partiake, në fund vendos sipas bindjes së tij, “ashtu siç edhe ia garanton Kushtetuta e vendit”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0