Punëtorët paralajmëruan grevë të përgjithshme për mosrritje pagash

Punëtorët paralajmëruan grevë të përgjithshme për mosrritje pagash

Dhjetëra punëtorë të distriktit të KEDS-it në Pejë, të enjten para dite, kanë mbajtur një protestë njëorëshe, duke kërkuar të drejtat e tyre që është duke ua mohuar kjo kompani turke, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mesin e protestuesve ishte edhe kryetar i Federatës së Sindikatës së Pavarur të KEDS-it, Hysni Gashi, i cili për KD-në ka sqaruar se kjo protestë njëorëshe paralajmëruese ka të bëjë me dy kërkesat e tyre që ia kanë drejtuar KEDS-it, që ajo nuk po i zbaton. “Kërkesat tona janë për rritje të pagave dhe zbatim të marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Në KEDS nuk zbatohet marrëveshja e përgjithshme kolektive që është në fuqi që nga viti 2015”, thotë Gash.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0