Protestë tjetër kundër rritjes së çmimit për sigurim të veturave

Protestë tjetër kundër rritjes së çmimit për sigurim të veturave

Një protestë tjetër paralajmërohet kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për sigurim të veturave.

Pas paralajmërimit të protestës nga grupi “Speedomaniaks” për të shtunën, më 23 nëntor, tani vjen një paralajmërim tjetër për protestë nga grupi i njohur në Facebook “Marakli t’kerreve”.

“Marrakli t’kerreve” fton publikisht për protestë paqësore dhe pa kerre te rruga “Luan Haradinaj”, pranë BQK-së, më 22 nëntor (e premte) nga ora 13:00.

Gjithashtu, dje kundër vendimit të BQK-së ka nisur edhe një peticion online.

Postimi i plotë i grupit “Marakli t’kerreve”, pa ndërhyrje:

Ftesë publike për protestë paqësore dhe pa kerre

Të gjithë e kemi parasysh që nga data 15 Nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%.

Duke e ditur këtë fakt i cili prek gjepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq, prandaj me datë 22 NËNTOR 2019 (E Premte ) nga ora 13:00 grupi “Marakli t’kerreve” organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” pranë BQK-së.

Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media si dhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet në mënyrë që të arrijmë synimet tona”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0