Prokuroria tregon arsyet e arrestimit të Milaim Zekës

Prokuroria tregon arsyet e arrestimit të Milaim Zekës

Sot gjatë orëve të mëngjesit është arrestuar deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar  për lajmi.net edhe zëvendësprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

Ai ka dhënë edhe arsyet e arrestimit të deputetit Milaim Zeka, e që lidhen me kërcënimet që ai i ka bërë publikisht në një emsionin televiziv ndaj prokuroit special, Afrim Shefkiu.

“Milaim Zeka ka dalur publikisht në televizion, prokuroria ka vlerësuar se ai e ka shkelur ligjin dhe mbi bazën e asaj edhe është ndalur”, ka thënë Berisha për lajmi.net

Berisha po ashtu ka bërë të ditur se ndaj Zekës është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh mirëpo se kjo mund të përfundojë edhe më herët./Lajmi.net/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0