Prishtina, kryeqyteti i ardhshëm evropian i jetës së natës: pse të shkoni atje përpara se ta zbulojnë të gjithë

Prishtina, kryeqyteti i ardhshëm evropian i jetës së natës: pse të shkoni atje përpara se ta zbulojnë të gjithë

Kryeqyteti i vogël i një shteti të vogël, Kosovës, Prishtina është qytet i ri dhe plot jetë. Ja se çfarë duhet të bëni dhe ku të shkoni. Nëse nuk ju pëlqen t’i kaloni ditët duke dëgjuar pyetjen e bezdisshme dhe të vazhdueshme “A jeni italian? Unë e dua Italinë! “, atëherë Prishtina nuk është për ju.

Por nëse e doni ushqimin e mirë, pijet e bëra në shtëpi, një lloj të veçantë të të rinjve të fiksuar pas teknologjisë, lokalet “cool” që i gjeni dhe në Milano dhe – e fundit, por jo më pak e rëndësishme – ju urreni stilin hipsterin, atëherë rezervoni fluturimin, një vend në autobus apo gjeni ndonjë mënyrë tjetër udhëtimi dhe nisuni për në Prishtinë.

Përveçse është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është gjithashtu simbol i një tregimi politik: Kosova po ndryshon, në të vërtetë, ajo tashmë ka ndryshuar. Me 200,000 banorët e vet, qyteti është boshti rreth së cilit sillet brezi i ri i kosovarëve.

Duhet të keni parasysh që mosha mesatare në Kosovë është 25 vjet. Bulevardi Nënë Tereza është në fakt një lloj labirinti me bare, restorante, klube dhe dyqane të modës. Ndoshta kjo e bën atë zonën më “cool” në Ballkan.

Unë vizitova vendet më të bukura në qendër të Prishtinës dhe rrethinës për të bërë një listë të gjërave më të mira. Ky është rezultati.

1. Soma Book Station Hapur tre vjet më parë nga Baton Domi, Edi Bunjaku, Ermir dhe Nol Shala, Stacioni i Librit Soma është padyshim vendi më i kërkuar në qytet. Hyrja është pak hapa larg rrugës kryesore. Rrethuar me një kopsht të bukur, bari ka enterierin e vet: një makinë pinball, raft me libra, disa sofa, një koktej bar, një skenë, një kuzhinë dhe njerëzit më cool në Prishtinë.

Aty gjen nga artistët disi të çuditshëm, por të talentuar, deri te njerëzit e qeverisë (ka diçka për të gjithë). Nëse nga njëra anë befasoheni menjëherë nga cilësia dhe niveli i pjatave që servohen – shumica e përbërësve vijnë nga prodhuesit vendorë – në Soma do të bini në dashuri me koktejet. Provoni atë pijen Dragon, mund të rrëkëllesh disa të tilla njëra pas tjetrës. Thuaj “Dragon diçka”, ata do ta kuptojnë, sepse janë mësuar me të. Nëse filloni të pini Dragon diçka është e pamundur të ndaloni dhe, në fund, do të jeni aq i dehur sa do të harroni çfarë keni porositur. Mirëpo kokteji është aq i mirë, sa do ktheheni sërish ditën tjetër. Dhe me të drejtë do porosisni: “A mund të më sillni një Dragon diçka ju lutem?”.

2. Hackerspace Pas Somës, provova diçka të ndryshme, diçka të çuditshme, embrionale, paradoksale dhe ndoshta pak e marrë, por ende një vend i ri. Rezultati ishte që pas një dite, i dehur në Soma, u gjenda në atë që tani quhet “Hackerspace”. Është një lloj vendi ku mblidhen të fiksuarit pas teknologjisë dhe pas Ed Snowden. Një vend, ku megjithatë mund të bashkëpunoni në ndërtimin e pajisjeve ose projekteve të tilla si “birrë vizuale”: një ekran shënon sasinë e birrës që herë pas here derdhet. Birra Visual është e përkryer për atë vend në bodrum. Pijetorja është pak e lagur dhe e ftohtë, por mjaftueshëm e stilit të vjetër për të qenë e adhurueshme. Aty ka dhe birrë të bërë vetë. Ju këshilloj të mos e përzieni me rakinë tipike ballkanike, sepse pastaj do të doni një tjetër, dhe pastaj një tjetër. Një fatkeqësi.

3. Babaghanoush Nëse tregoni vëmendje dhe nuk përfundoni i shtypur nga ndonjë taksist kosovar teksa kapërceni rrugën Garibaldi, do të gjeni një rrugë e ngushtë dhe të fshehur që të çon në Babaghanoush: një restorant vegjetarian që u hap para nja dy vjetësh. Të gjithë përbërësit vijnë nga tregu në veri të qytetit, ku gjenden perimet sezonale, të gjitha lokale. Përveç pjatës fantastike babaghanoush, që është një lloj specialiteti me në patëllxhan dhe mente, ju duhet patjetër të provoni falafelin: një pjatë përplot falafel, humus, kastravec, kos dhe tabuleh.

4. Lambdalambdalambda Pranë Babaghanoush gjendet lambdalambdalambda: një hapësirë ekspozuese për artistët e rinj. E hapur nga Isabella Ritter dhe Katharina Schendl në tetor 2014, lambdalambdalambda është depoja e përvojave artistike kosovare. Për këtë ka shkruar edhe The Neë York Times. Është një vend shumë interesant. Hapësira pushtohet rregullisht nga ekspozita dhe shfaqje të ndryshme. Ia vlen të vizitohet.

5. Biblioteka Kombëtare Ndoshta ka njerëz që mendojnë se librat dhe bibliotekat gjatë një udhëtimi nuk janë pikërisht gjëja më e mirë për t’u bërë. Megjithatë, në këtë rast mund të vizitoni Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës – të projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviç në ’44 dhe emblema e arkitekturës socialiste jugosllave. Keni dy arsye shumë të mira pse ta vizitoni. E para është thjesht, për të parë nëse pajtoheni ose nuk pajtoheni me atë që Telegraph pretendon dhe e fut objektin në listën e një prej më të shëmtuarve në botë (tetëmbëdhjetë). Arsyeja e dytë, është se ka një nga hapësirat më të mëdha të gjelbra në qytet; dhe së dyti, aty gjendet Kisha Ortodokse e Krishtit Shpëtimtar. Një xhevahir i papërfunduar filloi në ’95.

6. Muzeu Etnologjik Pjesë e një kompleksi arkitekturor të quajtur Emin Gjiku, muzeu është vendosur në një shtëpi tradicionale osmane që daton në shekullin e 18-të. Muzeu ofron një afresk të kulturës së vendit. Mjetet e punës, rrobat tradicionale dhe zanatet lokale të veçanta janë të ekspozuar.

7. Tartine Deli Hapur disa vjet më parë nga dy gra energjike me një pasion për kuzhinën franceze dhe një njohuri të përpiktë të botës së pastave, Tartine Deli është një nga ato vende që nuk doni kurrë të dilni prej aty. Pasi të hyni brenda, do të ndjeheni të mbështjellë nga një dimension I ëmbëlsirave që jo pushtojnë trupin dhe shpirtin. Aty me siguri kanë një nga kafetë më të mira në qytet “makiato e madhe “, që për ne italianët është kapuçino, si dhe një përzgjedhje të gjerë të quiche, të ëmbëlsirave dhe natyrisht, të kanapeve.

8. Termokiss Termokiss është një strukturë e re jashtë qendrës së qytetit, ku organizohen ngjarje muzikore dhe diskutime në grupe midis të rinjve për çështjet e aktualitetit, siç janë puna, problemet ekonomike të vendit dhe kështu me radhë. Megjithëse është pak larg, Termokiss duhet të vizitohet pasi mishëron ndjenjën e risisë së dëshiruar nga kosovarët e rinj të Prishtinës.

9. Dit ‘dhe Nat’ Restorant elegant, me supa të shkëlqyera (ata kanë nga një të ndryshme çdo javë) dhe një numër të pafund të librave, pllakave të gramafonit dhe disqeve të rreshtuar nëpër mure. Është vendtakim i përsosur për një çaj të nxehtë, një birrë pa interes ose për të gjetur një rrjet të mirë Wi-Fi. Në këtë drejtim, në fakt, vendi është pothuajse gjithmonë plot me të gjithë ata studentë ose zyrtarë që, nëse nuk kanë laptopë, nisin të kenë konvulsione. Kafja është e jashtëzakonshme.

10. Bahnhof Nëse në Prishtinë gjen nga njëra anë një sërë hapësirash krijuese, restorantesh të bollshme dhe bareve që përcjellin e atmosferën e Navigli të Milanos; nga ana tjetër të rinjtë e vendit kanë filluar prej disa kohësh tashmë t’i hedhin sytë edhe nga tani Berlini. Kështu, Banhoof është klubi më berlinez që mund të gjeni. Të paktën, muzika është pothuajse identike, raporton esquare.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0