Prej nga janë 9 rastet e reja me Covid-19 në Kosovë?

Prej nga janë 9 rastet e reja me Covid-19 në Kosovë?

IKSHPK ka konfirmuar nëntë raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti ndërsa po ashtu 17 persona janë shëruar.

Të prekurit me covid janë nga këto vendbanime: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc), dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen vendimet që sa më shpejt të dilet nga kriza e pandemisë.

‘’QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!’’

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0