Posta kërkon ndihmën e Kuvendit, opozita thotë se  kërkesa është e paarsyeshme

Posta kërkon ndihmën e Kuvendit, opozita thotë se kërkesa është e paarsyeshme

Posta e Kosovës ka kërkuar ndihmën e Kuvendit për telashet e krijuara së fund, raporton EkonomiaSot.

Dardan Molliqaj, anëtar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, tha se ky komision ka marrë një ftesë nga kryeshefi i Postës së Kosovës për një takim të përbashkët me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik

“Në lidhje me problemet që ka posta sidomos për pamundësinë për t’i paguar punëtorët dhe për ti mbuluar humbjet,” është shprehur Molliqaj në mbledhjen e Komisionit.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës duke e konsideruar si kërkesë të paarsyeshme.

Anëtarja e komisionit nga radhët e LDK-së,  Hykmete Bajrami tha se posta e Kosovës ka rritur numrin e punëtorëve në mënyrë të paarsyeshme.

“Duke e ditur që punon me humbje në mënyrë të paarsyeshme ka rritur numrin e punëtorëve  dhe kjo ndërmarrje duhet të kërkoj ndihmënë nga Ministria pasi komisioni nuk ndanë mjete dhe është e parasyshme kjo kërkesë,” është shprehur Bajrami.

Posta e Kosovës së fundi ka patur vonesa në pages punëtorëve në mungesë të financave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0