Policia thërret për identifikimin e një personi që u gjet në Ferizaj

Policia thërret për identifikimin e një personi që u gjet në Ferizaj

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët ndihmë për identifikimin e një personi, i cili është gjetur në Ferizaj.

“Kërkojmë që nga ana e mediumeve tuaja të publikoni fotot e këtij personi të cilin sot rreth orës 18:00 policia e ka gjetur në Ferizaj në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ dhe të njëjtin e ka sjellë në stacionin policor ku fillimisht nga mjekët është kontrolluar dhe sipas tyre personi është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka probleme në të folur dhe nuk është i mundur komunikimi”, thotë PK.

Policia shton se i njëjti nuk posedon kurrfarë dokumenti të identifikimit.

“Burri rreth 50-55 vjeç, i gjatë rreth 160 cm, flokë të thinjura me sy të kaltër ka të veshur farmerka të kaltër, jakne dimri të zezë, xhemper të bardhë dhe këpucë të thella ngjyrë kafe. Apelojmë te qytetarët që e njohin këtë person të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë”, thuhet në komunikatë.

Image

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0