Policia jep informacione për aksidentin në drejtim të Veternikut, katër të lënduar

Policia jep informacione për aksidentin në drejtim të Veternikut, katër të lënduar

Mëngjesin e sotëm ka ndodh një aksident trafiku në kyçje të autostradës në Bresje (Fushë Kosovë), në drejtim të Veternikut.  Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ka njoftuar policia.

“Sot, në orët e mëngjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka konfirmuar policia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0