Policët e zhdukur, zyrtarët shtetërorë në vendin ku po zhvillohen kërkimet

Policët e zhdukur, zyrtarët shtetërorë në vendin ku po zhvillohen kërkimet

Njësitet policore, FSK-ja, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc nga mbrëmja e djeshme.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, u.d. drejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, si dhe Avni Arifi, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradina, raporton Indeksonline.

Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena mbrëmë janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit. Si pasojë e kësaj, të dy policët rezultojnë të kenë humbur në lumin Lepenc.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0