Përmbushet pazari PDK-LDK: Sokol Havolli emërohet zv. Guvernator

Përmbushet pazari PDK-LDK: Sokol Havolli emërohet zv. Guvernator

Në një komunikatë dërguar mediave, BQK njofton se Bordi i BQK-së në mbledhjen e mbajtur me 28 qershor, ndër tjera ka bërë edhe emërimin e Sokol Havollit në pozitën e Zëvendësguvernatorit, raporton EkonomiaSot.

Kjo gjë shënon edhe përmbushjen e marrëveshjes së fshehtë në mes të PDK-së dhe LDK-së për pozitat në BQK, ashtu si edhe kishte raportuar EkonomiaSot ditën kur Kuvendi kishte votuar Fehmi Mehmetin për Guvernator.

Më 15 mars 2018, EkonomiaSot kishte shkruar “…se në këmbim të votës për Fehmi Mehmetin, LDK-së i është premtuar posti i Zëvendës Guvernatorit të BQK-së, post të cilin më herët e kishte vetë Mehmeti. Redaksia është në dijeni edhe për emrin e personit i cili pritet të marrë këtë post”.

Shkrimi i plotë: EKSKLUZIVE: PDK dhe LDK koalicion në zgjedhjen e Guvernatorit

Sokol Havolli në Qeverinë e kaluar ka mbajtur pozitën e Shefit të Kabinetit të Kryeministrit Mustafa, dhe është djali i Ymer Havollit, aktualisht Kryesues i Bordit në Trustin Pensional. / EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0