Për tre muaj mbyllen mbi 400 biznese

Për tre muaj mbyllen mbi 400 biznese

Vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë shuar 486 biznese, raporton EkonomiaSot.

Sipas statistikave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) dhënë për EkonomiaSot, gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë shuar 486 biznese derisa janë regjistruar 2,585 biznese të reja.

Nga të dhënat e ARBK vërejmë se sektoi i tregtisë me shumicë dhe pakicë është një ndër top aktivitetet ekonomike në vend. Vetëm në këtë sektor janë regjistruar 729 biznese.

Sa i përketë bizneseve të huaja, vetëm këtë vit janë hapur 192 sosh. Numri i përgjithshëm i bizneseve me më së paku një pronar të huaj është 1633.

Gjatë  tre mujorit të parë të vitit 2018 në Kosovë janë hapur 2,585 biznese të reja. Biznese të regjistruara si të reja sipas sektorit, më së shumti ka në sektorin e tregëtisë me shumicë dhe pakicë 729, duke u pasuar me industrinë përpunuese 319. Në sektorin e ndërtimarisë janë hapur 268 biznese të reja.

Nga 1633 biznese me së paku një pronar të huaj, 192 prej tyre janë regjistruar këtë vit.

Biznese të grave  janë hapur 575, ku vërejmë se prej të cilave 171 kanë aktivitet tregëtinë, me shumicë dhe pakicë. / EkonomiaSot.com

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0