Paturpësia nuk ka fund: Banorët e Hades dhe Shipitullës shpikin metodë të re për zhvatjen e shtetit

Paturpësia nuk ka fund: Banorët e Hades dhe Shipitullës shpikin metodë të re për zhvatjen e shtetit

Në një shkrim të publikuar në Insajderi, gazetari Agron Canolli tregon se si banorët e Hades dhe Shipitullës, të cilët janë paraparë të zhvendosen nga aty, po gjejnë mënyra të reja dhe kreative për të marrë sa më shumë nga shteti.

“Banorët e Hadës dhe Shipitullës në mungesë së lejeve për ndërtimin e shtëpive kanë shpikur një ide tjetër që gjatë shpronësimit të fitojnë sa më shumë para nga Qeveria e Kosovës. Në pjesën ku së shpejti pritet shpronësimi ata kanë filluar mbjellin e arrave dhe hapjen e bunarëve në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga shteti i Kosovës.”

Sipas legjislacionit në fuqi, gjatë vlerësimit të një prone për shpronësim, përvec tokës dhe ndërtesave, vlerësohen edhe gjërat tjera që mund të llogariten si gjëra që i’a shtojnë vlerën pronës. Në këtë kategori hyjnë edhe puset e ujit, pemët, drunjtë, etj.

Megjithëse vlera që u është premtuar për shpronësim tejkalon për gati 5-fishin e asaj që ishte paraparë më parë, me sa duket banorët po e shfrytëzojnë këtë kohë që të “shnukin” edhe dicka para se të përmbyllet procesi përfundimisht. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0