Pasi kërcënoi Kurtin me vrasje, anëtari i Nismës tash thotë se ka bërë gabim teknik

Pasi kërcënoi Kurtin me vrasje, anëtari i Nismës tash thotë se ka bërë gabim teknik

Nisma për Kosovën, dega në Rahovec, kanë shkruar në Facebook se kandidati i Nismës për deputet në zgjedhjet e tetorit, Haxhi Hoti, nuk qëndron prapa postimit të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, duhet të lëshojë Kosovën ose do të vritet. Ndërsa para pak minutave, Hoti ka shkruar se është bërë një gabim teknik dhe nuk përmendet se i është hakuar llogaria.

“Kandidati ynë për deputetë, Haxhi Hoti, nuk qëndron prapa postimit të publikuar në ‘Facebook’”, thuhet në njoftim.

Nisma e Rahovecit thonë se kanë kontaktuar me Hotin dhe ky i fundit ka mohuar të ketë bërë një postim të tille. Sipas tyre Hotit i është hakuar llogaria e tij.

“Drejtuesit e degës tonë në Rahovec kanë biseduar me z. Hoti dhe ai ka mohuar të këtë bërë një postim të tillë.

Ai ka bërë me dije se faqja e tij është hakuar nga persona të panjohur dhe nuk qendron prapa postimit për kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin!”, thuhet në njoftim.

E para pak minutave, vet Hoti ka shkruar një tjetër status, ku sipas versionit të tij është bërë një gabim teknik dhe kërkon falje.

“Eshte nje gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim!

Kerkoj falje publike.

Dhe nuk ka qendrim te subjktit qe i takoj”, shkruan Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0