Pas rastit të 77-vjeçarit me koronavirus izolohet krejt fshati Stubëll

Pas rastit të 77-vjeçarit me koronavirus izolohet krejt fshati Stubëll

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti thotë se fshati Stubëll është izoluar si rezultat i paraqitjes së koronavirusit tek një burrë 77-vjeçar.

Haliti thotë se “Fshati Stubëll është izoluar komplet. Gjithashtu kemi bërë kërkesë të izolohet edhe familja e 77-vjeçarit i cili aktualisht gjendet në Prishtinë”.

Tutje, Haliti ka kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët e shëndetësisë me masa mbrojtëse ndaj virusit.

“Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”, ka thënë Haliti për Gazetën Express

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, është deklaruar edhe Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli, e cila mëngjesin e sotëm i ka urdhëruar stafin mjekësor që e kanë trajtuar 77-vjeçarin dhe që kanë pasur kontakt me ambientin ku ai ka qëndruar, që të mos dalin nga objekti i QKMF’së.

Në një prononcim për Gazetën Express, Kadolli ka thënë se ajo bashkë me stafin janë duke qëndruar që nga mëngjesi në këtë objekt, derisa ka shtuar se masat e tjera pritet të merren nga komuna. Sipas saj, gjendja e stafit shëndetësor është e mirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: