Pas protestës në Pejë, Haradinaj kërkon ndërprerjen e projektit që ndërton hidrocentral në Lumbardh

Pas protestës në Pejë, Haradinaj kërkon ndërprerjen e projektit që ndërton hidrocentral në Lumbardh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh. Sot për këtë çështje ka pasur protesta në qytetin e Pejës, ku qindra qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në këtë pjesë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar për këtë vendim, pas protestës e cila u zhvillua në sheshin e qytetit të Pejës, për të kundërshtuar projektin në fjalë.

Sipas tij, projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.

“Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e ndikimit të këtij projekti në mjedis”.

“Projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0