Papa viziton Maqedoninë e Veriut, blindohet Shkupi

Papa viziton Maqedoninë e Veriut, blindohet Shkupi

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë filluar të mblidhen në Sheshin e Shkupit, duke pritur Papën, ku do të mbajë Meshën e shenjtë.

Vizita e sotme e Papa Franciskos në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) është e para e këtij lloji nga ai dhe nga Kisha Katolike. Kjo do ta shënojë vizitën e 42-të që Papa ka realizuar në vende të ndryshme pasi mori kreun në vitin 2013.

Institucionet përgjegjëse, dje kanë njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet dhe nevojat teknike dhe organizative për vizitën. Në fuqi kanë hyrë masa të veçanta të sigurisë, janë bllokuar disa rrugë dhe bulevarde të Shkupit, e cila rezultoi edhe me shpallje të ditës së sotme si ditë jopune në territorin e qytetit të Shkupit. Çdo qytetar duhet të mbajë dokument të identifikimit.

Në rrugët e Sheshit të Shkupit, do të ketë zona, në të cilat mund të qëndrojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë bileta të rezervuara paraprakisht. Pritet që sot në Shkup të qëndrojnë mbi 15 mijë qytetarë, por edhe përfaqësues shtetërorë edhe shpirtërorë të shteteve të rajonit dhe me gjerë. Është apeluar që qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik dhe hekurudhor të cilat sot gjatë tërë ditës do të jenë falas. Falas do të jetë edhe parkimi në parkingjet e qendrës së Shkupit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0