Palmer: Asociacioni është në duar të Prishtinës dhe Beogradit

Palmer: Asociacioni është në duar të Prishtinës dhe Beogradit

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Mathew Palmer në konferencën për media që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se Asoaciacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.

“Forma se si duhet të bëhet Asociacioni është ajo se si do të dakordohen palët, pra Kosova dhe Serbia”, ka thënë Palmer.

Ndërsa, Emisari Lajçak tha se marrëveshjet ndërkombëtare që arrihen mes palëve duhet të futen në legjislacionin e shtetit dhe kjo është çfarë ai ka thënë lidhur me ndryshimin e kushtetutave.

“Është një lloj tradite e mirë që më vendoset në gojë diçka që nuk kam thënë, çfarë kam thënë është se kur arrihet një marrëveshje ndërkombëtare duhet të futet në legjislacionin shtetëror. Kjo është për çka palët mund të merren vesh në negociatat dhe kjo është në duart e Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Lajçak.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0