Pal Lekaj urdhëron krejt stafin të shkojnë në Han të Elezit në hapje të autostradës

Pal Lekaj urdhëron krejt stafin të shkojnë në Han të Elezit në hapje të autostradës

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 29 maj të këtij viti autostrada “Arbën Xhaferi” do të hapet. E që përurimi të jetë sa më madhështor zyrtarët e ministrisë së udhëhequr nga Pal Lekaj kanë ftuar të gjithë stafin e ministrisë që në mënyrë të organizuar të jenë pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit.

Në një email që Express ka siguruar, iu bëhet thirrje të gjithë stafit të ministrisë së Infrastrukturës që më datë 29 maj në ora 11:00 në mënyrë të organizuar të jenë prezent në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. 

Zyrtarë nga kjo ministri në kushte anonimiteti i thanë gazetës se janë të obliguar që t’i bashkohen organizimit të përurimit të autostradës.

E derisa qeveria ta përurojë autostradën, në po të njëjtën ditë është paralajmëruar në protestë nga banorët e fshatit Paldenicë, në shenjë pakënaqësie për mbylljen e disa rrugëve fshati

Banorët fajësojnë Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë “ Bechl Enka” për mos përmbushje premtimesh.

Bashkë me banorët do të protestojë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka thënë se për këto masa janë detyruar nga shpërfillja e institucioneve qendrore.

Suma ka theksuar se ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për të parë gjendjen nga afër, por pavarësisht konfirmimit, ai nuk e ka realizuar vizitën.

Që nga nisja e ndërtimit të kësaj autostrade, banorët e këtij fshati kanë protestuar dhjetëra herë. Në shenjë proteste, ata pak javë më parë patën bërë një kalim këmbësorësh në mes të autostradës “Arbën Xhaferi”./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0