“Pakoja e Projektligjeve kundër Korrupsionit është drejt finalizimit”

“Pakoja e Projektligjeve kundër Korrupsionit është drejt finalizimit”

Në kuadër të finalizimit të pakos së ligjeve kundër korrupsion, sot dhe nesër do të mbahet punëtoria dy ditore për Projekt Ligjin për Deklarim, Prejardhje dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve Publik.

Nga Ministria e Drejtësisë është thënë se fokusi i diskutimeve po zhvillohet në çështjet që janë identifikuar si sfida dhe mangësitë e ligjit ekzistues me theks të veçantë lista e deklaruesve të pasurisë, ku do të përfshihen edhe kategori të reja, deklarimi online, masat ndëshkuese dhe obligimi për deklarim të prejardhjes së pasurisë.

Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse, partnerët ndërkombëtarë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Sipas MD’së, krahas finalizimit të Projektiligjit për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit i cili shumë shpejt do të procedohet për në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, ky projektligj, do të procedohet për konsultime publike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0