Pagesa për Rrugën e Kombit fillon në prill. Ja tarifat!

Pagesa për Rrugën e Kombit fillon në prill. Ja tarifat!

Kompania fituese e koncesionit te Rruges se Kombit ka instaluar sistemin e pagesave dhe ka nisur sot fazen e testimit. Te gjjthe ata qe kane udhetuar drejt Kosoves jane ndeshur me stacionin e pageses qe regjistron nje vlere 650 leke per veturat 4+1.

Pagesa normale pritet qe te filloje ne prill

Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:

Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.
Ajo cka ben koncesionari tani eshte qe ne perfundim te procesit te instalimit te pikave te pageses fillon testimin e sistemit.

Tarifat

  • Klasa 1 motorr – 2.5 Eur
  • Klasa 2 veture – 5 Eur
  • Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Eur
  • Klasa 4 kamion i mesem – 16.2 eur
  • Klasa 5 kamion i rende – 22.5 eur

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0