OSHP i ankohet Kuvendit se po i bëhet presion përmes policisë dhe prokurorisë (Dokument)

OSHP i ankohet Kuvendit se po i bëhet presion përmes policisë dhe prokurorisë (Dokument)

EkonomiaSot ka sigruar një shkresë që Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, në të cilën anëtarët e bordit të OSHP-së ankohen se mbi ta po bëhet presion i madh nga ana e policisë dhe prokurorisë, duke i ftuar ata në intervista pas pothuajse secilit vendim që ata marrin.

Në shkresë thuhet se megjithëse anëtarët e bordit nuk kanë përgjegjësi individuale për vendimet që marrin, ata në shumë raste ftohen në intervistime nga ana e prokurorisë dhe policisë, e të cilat sipas anëtarëve të bordit të OSHP të vetmin qëllim e kanë ushtrimin e presionit dhe ndikimit mbi ta për vendimet e marra.

Organi Shqyrtues i Prokurimit sipas legjislacionit në fuqi, është organi i pavarur dhe shqyrton ankesat e palëve që marrin pjesë në tenderimet publike. / EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0