Oda Ekonomike ngreh dyshimet mbi shifrat e eksporteve të vendit

Oda Ekonomike ngreh dyshimet mbi shifrat e eksporteve të vendit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu gjatë një adresimi për media tha se ka një diskrepancë në mes asaj që vërtet Kosova eksporton dhe në mes të asaj që lajmërohet si eksport.

Sa i përket eksporteve,  ne kemi bërë analiza dhe kemi vërejtur se statistikat nuk përputhen. Është një diskrepancë në mes të asaj që lajmërohet si eksport dhe asaj që vërtetë eksportohet që neve po na  sfidon. Duam të dimë se sa është vlera e vërtetë e eksporteve të Kosovës. Po mendojmë a mos është dikush që po punon me dokumente të dyfishta. Neve na ka alarmuar rasti kur Serbia lajmëron rritje të importeve nga Kosova për 65 për qind ndërsa ne doganën e Kosovës shifrat janë për 3 herë më të ulëta”.

Këto komente ai bëri gjatë publikimit  hulumitimit rreth barrierave dhe mundësive në sektorin prodhues. Ky hulumtim ka vënë në pah se masat e reja fiskale kanë ndikuar në përmirësimin e këtij sektori.

Kompanitë prodhuese sipas raportit janë optimiste, gjysma e tyre presin që eksportet të rriten për 20 për qind. EkonomiaSot.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0