O’Connell tregon pse është dëshpëruar me punën e gjykatave dhe prokurorive

O’Connell tregon pse është dëshpëruar me punën e gjykatave dhe prokurorive

I turpëruar me rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit është ndjerë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Rezultatet e monitorimit të gjykatave e prokurorive nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë treguar për vetëm një aktgjykim të formës së prerë, dhe atë me kusht.

Edhe një herë tjetër, në shqip e ka shprehur dëshpërimin e tij ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi

Këtë herë, me rezultatet që i prezantoi Instituti i Kosovës për Drejtësi, nga monitorimi njëvjeçar i punës së gjykatave e prokurorive në rastet e korrupsionit.

Rezultatet e gjykatave në dënimin e veprave korruptive ku përfshihen zyrtarë të lartë, në tre vjetët e fundit kanë qenë minimale.

Aktgjykim të formës së prerë, ka marrë vetëm një zyrtar i lartë: ish-kryetari i Kllokotit, Sreçko Spasiq, dhe dënimi i tij ka qenë me kusht.

Dhe, kjo ka qenë arsyeja e dëshpërimit të ambasadorit O’Connell.

Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor, ka thënë se megjithëkëtë, lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e vazhdueshme.

Kurse, sipas kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, organet e drejtësisë nuk janë të koordinuara mes vete.

Përndryshe, në raportin e publikuar nga IKD-ja, bëhet e ditur se në 9 muajt e parë të këtij viti janë shpallur gjithsej 111 aktgjykime në gjykatat e vendit, me gjithsej 232 persona të përfshirë, 204 prej tyre të akuzuar për vepra që lidhen me korrupsion.

98 prej tyre janë dënuar, ndërsa 106 janë liruar nga akuzat.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0