Njihuni me gruan e cila iu bë nënë 15 fëmijëve

Njihuni me gruan e cila iu bë nënë 15 fëmijëve

Ndonëse u shkollua për mjekësi, dashuria e madhe për kujdesin ndaj fëmijëve bëri që Sadete Hajrizi t’ua kushtojë afër 18 vjet të jetës së saj fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Ajo tani është një SOS-nënë dhe jeton me pesë fëmijë që i konsideron familje.

Sadete Hajrizi jeton në Prishtinë së bashku me fëmijët nga mosha 5 deri në 14 vjeç. Në moshën 40 vjeçe ajo vendosi të bëhet “SOS-nënë” për t’i rritur fëmijët që kanë mbetur pa përkujdesje prindërore.

Këtë punë ajo po e bën për afër 18 vjet.

“Unë fëmijë nuk kam, s’kam qenë e martuar, por nuk ndiej asgjë që nuk kam qenë e martuar. Më janë plotësuar të gjitha ato ëndrrat që i kam pasur.”, thotë ajo.

Para se t’i përkushtohej pasionit për kujdesin ndaj fëmijëve, Sadetja kishte ndjekur mësimet për mjekësi dhe kishte punuar punë të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës.

Gjatë angazhimit, Sadetes i ka rënë të kujdeset për 15 fëmijë dhe 10 nga ta tashmë janë pavarësuar ose ribashkuar me familjet e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0