Një vit pas Demarkacionit, s’ka as korrigjim e as viza

Një vit pas Demarkacionit, s’ka as korrigjim e as viza

Kuvendi i Kosovës para një viti e ka miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Prej asaj kohe nuk ka ndodhur rishikimi i vijës kufitare, siç pretendonte pala kosovare, e as vendi nuk e ka fituar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta “Zëri”.

Është bërë një vit i plotë prejse Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Më 21 mars 2018 deputetët arritën ta miratonin marrëveshjen e nënshkruar më 2015-n, e cila nga opozita e atëhershme qe kundërshtuar fuqishëm.

Por ndonëse sa ishte në opozitë rreshtohej krah kritikëve më të ashpër të Demarkacionit, kryeministri Ramush Haradinaj posa mori timonin e Qeverisë vendosi ta jetësonte këtë marrëveshje duke votuar pro saj. Megjithëkëtë, një gjë të tillë nuk e bëri pa u nënshkruar fillimisht një marrëveshje tjetër mes Kosovës e Malit të Zi, në të cilën thuhej se palët pajtohen që një trup punues t’i identifikojë dhe t’i adresojë mosmarrëveshjet eventuale rreth shënjimit të kufirit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0