Një punëtor 23 vjeçar është rrëzuar nga një ndërtesë në Prishtinë gjersa ishte duke punuar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Koha.net ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Personi i landar M.M. burrë 23 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merren njësitet policore nga Stacioni Qendra”, ka thënë Ahmeti.
COMMENTS