Një i infektuar nga Llapi, Kryetari në detyrë thotë se familja e tij duhet të izolohet

Një i infektuar nga Llapi, Kryetari në detyrë thotë se familja e tij duhet të izolohet

Një qytetar i Podujevës është infektuar nga koronavirusi, këtë e ka konfirmuar vetë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se nuk e dinë ende se cili qytetar është prekur nga virusi, por ai ka njoftuar se do të izolohet familja dhe personat me të cilët i infektuari ka pasur kontakt.

“Tani saktësisht nuk e dimë, nuk e kemi zyrtarisht informatën për cilin qytetar bëhet fjalë. Presim. Unë sa bisedova me drejtorin e QKMF-së në Podujevë, po presim me e marrë informatën e saktë për cilin qytetar bëhet fjalë me e dërgua një ekip, ndoshta duhet me e shti në karantinë të gjitha familjen. Me e pa nëse u dal në publik në ndonjë dasmë”, ka thënë Nexhmi Rudari për Gazetën Sinjali.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: