Një ditë pasi rrahu sekretarin e ministrisë, djali i vëllaut të Jakup Krasniqit del në zyrë

Një ditë pasi rrahu sekretarin e ministrisë, djali i vëllaut të Jakup Krasniqit del në zyrë

Një ditë pasi që dyshohet se u përfshi në përleshje me kolegun e tij në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit ka dalë në punë, raporton Gazeta Express.

Krasniqi, këshilltar politik në MTI dyshohet se e ka sulmuar fizikisht sekretarin e kësaj ministrie, Burim Rrecin.

Rrahja ka ndodhur dje rreth orës 14:00, derisa rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Ky institucion ka bërë të ditur për Express, se një person ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Në anën tjetër, sot Krasniqi ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet në zyrën e tij. Nuk munguan as komentet përshëndetëse ndaj tij.

Raportohet se deri te sulmi kishte ardhur pasi që Krasniqi kishte kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendit, por, që një gjë të tillë nuk ia kishte dorëzuar sekretari Rreci.

Ndryshe, Arian Krasniqi është djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ishte punësuar si këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala, i cili akoma po e mban pozitën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: