“Nisma aktualisht vetëm 21 vota mbi prag”

“Nisma aktualisht vetëm 21 vota mbi prag”

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se nga rinumërimi i votave nga KQZ-ja, i vetmi subjekt që mund ta pësojë është koalicioni Nisma-AKR-PD.

Kryeziu ka thënë se nga rinumërimi, koalicioni Nisma-AKR-PD mund ta kalojë dhe të mos e kalojë pragun zgjedhor prej 5%.

Kjo, sipas tij, pasi ky koalicion momentalisht ka vetëm 21 vota më shumë për të kaluar pragun zgjedhor.

Postimi i plotë nga Kryeziu:

Pavarësisht vonesave në certifikimin e rezultateve zgjedhore, rinumërimi do të garantojë legjitimitetin e procesist zgjedhor dhe do shmang të gjitha dyshimet për manipulim ose deformim të vullnetit qytetar nga ana e komisionerve.

Rinumërimi s’pritet t’i ndryshojë rezultatet zgjedhore e as renditjen e subjekteve politike. I vetmi subjekt që mund t’i nënshtrohet ndryshimit në rezultatet zgjedhore eshtë koalicioni NISMA/AKR/PD të cilët kanë rezultat shumë të ngushtë, me vetëm 21 vota sa ishin mbi pragun 5%. Numri kaq i vogël prej 21 votave të cilat e bëjnë diferencën e kalimit të pragut ose mbetjes nën prag, potencialisht mund të ndikohen dhe nga gabimi më i vogël gjatë procesit së numërimit e i cili ka mundur të ndodhë me 6 tetor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: