Ngadalësohet inflacioni në Eurozonë

Ngadalësohet inflacioni në Eurozonë

Inflacioni në zonën e valutës së përbashkët është ngadalësuar lehtë në Janar, megjithatë treguesi bazë  që monitorohet nga Banka Qendrore Europiane pati rritje të lehtë për të parën herë në disa muaj.

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e konsumit në 19 vendet e Eurozonës u ngadalësuan në 0.9% gjatë muajit dhe në 1.3% me bazë vjetore. Megjithatë,  çmimet e ushqimit të papërpunuar u rritën me 1.1% me bazë vjetore ndërsa çmimet e energjisë me 1.8%.

Duke hequr këto dy komponentë të luhatur dhe ndalur te treguesi bazë i Bankës Qendrore Europiane,  inflacioni u rrit në 1.2% me bazë vjetore.

Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Qipro, me -1.5%, ndjekur nga Greqia dhe Irlanda me një rritje prej 0.2% dhe 0.3% në mënyrë respektive.

Nga ana tjetër, rritjen më të madhe në nivelin e çmimeve për Janarin e ka regjistruar Lituania dhe Estonia, të dyja në 3.6%, ndjekur nga Rumania me 3.4%.

Banka Qendrore Europiane ka blerë miliarda euro tituj borxhi të Eurozonës në treg të hapur për të injektuar para në sistemin bankar dhe rritur kreditimin në ekonomi për të nxitur inflacionin drejt nivelit objektiv prej afër 2%.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0