Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit për seancën konstituive të Legjislaturës VII

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit për seancën konstituive të Legjislaturës VII

Të mërkurën, më 18 dhjetor, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me të vetmen pikë të rendit të ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të nisë në orën 11:00.

Në bazë të rregullores, përgatitjet për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e Kryetarit nga legjislatura e mëparshme, në këtë rast e Kadri Veselit.

Presidenti Hashim Thaçi ka caktuar datën 26 dhjetor për mbajtjen e seancës konstituive.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: