Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të “D&D Business Support Center” dhe “Fondacionit Jahjaga”

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të “D&D Business Support Center” dhe “Fondacionit Jahjaga”


Drejtori i kompanisë “D&D Business Support Center”, Safet Fazliu, ka pritur të martën në takim ish-presidenten e Republikës së Kosovës, njëherit themeluese e “Fondacionit Jahjaga”, Atifete Jahjaga e shoqëruar nga drejtoresha e këtij fondacioni Znj. Brikena Avdyli.

Gjatë këtij takimit, drejtori i kompanisë “D&D Business Support Center”, Safet Fazliu, e vlerësoi lartë kontributin e ish-presidentes Atifete Jahjaga në përkrahjen dhe avancimin e pozitës së grave në Kosovë.
“Po ashtu në këtë takim, të dy palët u pajtuan për bashkëpunimin në fushat dhe projekte që mbështesin gratë në Republikën e Kosovës, në veçanti gratë në ndërmarrësi përmes trajnimeve dhe formave të ndryshme të përkrahjes. Ky zotim i bashkëpunimit të ndërsjellë u formalizua edhe me anë të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, marrëveshje kjo që synon lehtësimin e qasjes në punësim, vetëpunësim dhe ndërmarrësi për gratë përmes projekteve të përbashkëta”, është thënë në komunikatën për medie të “D&D Business Support Center”.
Ndërkaq, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, drejtori i “D&D Business Support Center”, Safet Fazliu, ka deklaruar se me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, synojmë promovimin dhe ngritjen e mirëqenies së grave në Kosovë.
Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka thënë se “Fondacioni Jahjaga”, kryesisht në fokus ka përkrahjen e grave në Kosovë dhe e ka përgëzuar z. Fazliun për kontributin që është duke dhënë në këtë drejtim.
Jahjaga më tutje ka deklaruar se nga bashkëpunim i cili u formalizua sot në mes të “Fonacionit Jahjaga” dhe D&D, do jetë një sinergji e përbashkët, si dhe do jetë një bashkëpunim i qëndrueshëm në të ardhmen në fushat dhe projektet e ndryshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0