Në Zvicër qytetarët për të hyrë edhe në restorante duhet paraqitur certifikatë vaksinimi apo test negativ

Në Zvicër qytetarët për të hyrë edhe në restorante duhet paraqitur certifikatë vaksinimi apo test negativ

Nga e hëna qytetarët mbi 16 vjet në Zvicër në shumë vende duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, kanë kaluar COVID-in apo se janë testuar.

Autoritetet zvicerane kanë vendosur që qytetarëve mbi 16 vjet t’u kërkohet certifikata e vaksinimit apo testi në ambiente të brendshme nëpër bare, restorante, por edhe në hotele.

Po ashtu në ambiente sportive si klube fitnesi apo të argëtimit, si teatro, kinema, kazino, pishina, muze apo edhe kopshte zoologjike.

Po ashtu edhe në ngjarjet në ambiente të mbyllura si koncerte, ngjarje sportive, ngjarje në klube, dasma e ahengje.

“Nëse duam të shmangim një barrë të mëtjeshme të spitaleve e të parandalojmë mbyllje të reja, atëherë duhet bërë kjo”, ka thënë presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, raporton “Blick”.

Përjashtim në këto rregulla bëjnë ngjarjet me më pak se 30 persona, si stërvitjet sportive apo provat muzikore. Ceremonitë fetare, mortore, apo ngjarjet e formimimit të opinionit politik nëse janë me më pak se 50 persona. Më pas takimet e parlamenteve apo kuvendeve komunale, transporti publik, tregtia me pakicë dhe zonat e tranzitit në aeroport.

Parmelin tha se certifikata e vaksinimit ka krijuar liri të reja, si shembull nuk kishte kërkesë për maska në restorante, stadiume apo teatro.

Ai ka bërë të qartë se të pavaksinuarit nuk përjashtohen nga shoqëria, ata mund të testohen. Mirëpo, megjithatë nga 1 tetori ata duhet të paguajnë vet, siç ka vendosur Këshilli Federal.

“Njerëzit e pavaksinuar kishin mjaftueshëm kohë për t’u vaksinuar”, thotë ai.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë së Zvicrës, Alain Berset, ka pyetur se sa kohë shoqëria duhet të vuajë për vendimin personal të ndokujt që të mos vaksinohet.

Nëse nuk respektohen masat, mund të ketë gjobë deri 100 franga për klientët dhe deri 10 mijë franga për pronarin.

Po ashtu Zvicra ka vendosur ta forcojë edhe regjimin e hyrjes. Kushto që nuk është shëruar e as vaksinuar duhet të paraqesë testin negativ PCR për të hyrë në Zvicër dhe ta përsërisë atë pas katër apo shtatë ditëve. Nëse refuzon, atëherë do të obligohet të qëndrojë në karantinë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0