Në Prishtinë banesat e reja popullohen pa u kryer mirë punimet

Në Prishtinë banesat e reja popullohen pa u kryer mirë punimet

Vendosja e qytetarëve në banesa të reja, shpesh ndodh ende pa u kryer tërësisht punimet. Kështu ka ndodhur në një kompleks objektesh të reja në lagjen Lakrishtë, e që po u shkakton vet banorëve kokëçarje të mëdha.

Në mungesë të pranimit teknik nga ana e Komunës, ata tashmë jetojnë në këto banesa nuk kanë ku e hedhin bërllokun ngase nuk ka kontejnerë.

Thonë se detyrohen që me veturë t’i bartin mbeturinat nëpër pjesë të qytetit ku ka kontejnerë.

Zyrtarë të Kompanisë Tregtia që është ndërtues i këtyre objekteve, përmes telefonit i kanë thënë KTV’së se kanë dërguar kërkesë në Komunën e Prishtinës tash e tre muaj për kontejnerë dhe se banorët po paguajnë faturat për shërbimin që nuk e kanë.

Por në Zyrën e Shërbimeve Publike në Prishtinë thonë se ndërtuesi nuk ka bërë kërkesë për vendosje të kontejnerëve dhe një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa përfunduar punimet.

Edhe qytetarët thonë se nuk kanë paguar ende fatura.

Ai tregon se veprimet e tilla të kompanive ndërtuese janë problem në shumë pjesë të qytetit.

Habib Qorri, drejtor i Shërbimeve Publike, thotë se fluksi i madh i ndërtimeve dhe zgjatja e tyre përtej afateve të përcaktuara, po i pamundëson parandalimet e këtyre dukurive.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0