Ndahen mbi 200 milionë euro grant për arsimin parauniversitar

Ndahen mbi 200 milionë euro grant për arsimin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është miratuar granti specifik i arsimit para universitar, i cili pritet të jetë në shumë prej 201,494,543 eurosh.

Nagvaci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë planifikuar që mësimdhënësit të cilët janë të punësuar të ri-kualifikohen dhe këtë vit të mos reduktohet numri i mësimdhënësve.

“Para disa ditësh është mbajtur takimi i Komisionit të Granteve. Ndër të tjera, aty është miratuar granti specifik i arsimit para universitar i cili pritet të jetë në shumë prej 201,494,543 eurosh. Në atë takim kam njoftuar se kemi planifikuar që mësimdhënësit të cilët janë të punësuar të ri-kualifikohen dhe këtë vit mos të reduktohet numri i mësimdhënësve. Pra, rreth 1800 mësimdhënës që rrezikoheshin të mbesin pa punë, do të mbeten në sistem”, ka shkruar Nagavci.

Në vijim ka paraqitur politikat të cilat janë aprovuar nga komisioni i Granteve për vitin 2022/24:

Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta, 100 asistentë të punësuar tashmë vazhdojnë punën.

Pagesa e realizimit të praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional.

Pagat jubilare.

Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.

Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale.

Kërkesë shtesë për ndarjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta( edhe 100 asistentë tjerë) për vitin 2022. Shuma e buxhetit të kërkuar për këtë kategori është në vlerë prej 787,662.00€

Për realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional kërkohet buxhet shtesë për vitin 2022 në vlerë prej 3,500,000 €

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0