Mustafa: Asnjëra palë s’duhet të dalë më e fortë se tjetra

Mustafa: Asnjëra palë s’duhet të dalë më e fortë se tjetra

Kreu i LDK’së Isa Mustafa ka folur para mediave pas takimit me kryetarët e degëve, derisa, ka deklaruar se në Lidhjen Demokratike nuk kanë ngrirje të qëndrimeve sa i përket pozitave të caktuara.

“Ne po praktikojmë që të njoftojmë edhe kryetarët e degëve dhe kryesinë ndoshta edhe Këshillin e Përgjithshëm këto ditë, lidhur me ecurinë e bisediave këto ditë me VV-në për koalicionin e mundshëm qeverisës. Që të jemi së pari transparent para strukturave tona”, ka deklaruar Mustafa, derisa, ka thënë se procesi i bisedimeve me VV-në është duke vazhduar.
“Procesi i bisedimeve po vazhdon dhe nuk është i ngurrtë, cdo ulje në tavolinë është mundësi për të gjetur zgjidhje të përbashkëta, ato zgjidhje është e vështirë që të zgjidhen nëse i ngurtësojnë para opinionit, kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që ne mos të dalim të japim deklarata që mos ta shpërfaqim një situatë që e kemi brenda, sepse gjithmonë bisedimet e kanë mospajtime edhe pajtime. Ne jemi pajtuar në shumë gjëra, edhe në programin qeverisës, deri diku edhe në ndarje të përgjegjësive, kanë mbetur edhe disa cështje t’i diskutojmë edhe më tutje”, thotë ai.
Mustafa shton se në LDK vlerësojnë mirëbesimin dhe respektin reciprok, e shton se nuk kanë ngritje të qëndrimeve sa i përket pozitave të caktuara.
“Ajo që në LDK ne vlerësojmë që është themelore është qe ne ta shtojmë mirëbesimin dhe respektin reciprok, ne si partnerë të ardhshëm duhet të jemi, në qoftë se kemi besim, nëse ky besim mungon këto probleme do të shpërfaqen edhe më vonë me qeverisjen e vendit.
Nuk kemi ngrirje të qendrimeve sa i përket pozitave të caktuara, edhe cështja e presidentit mendojmë që është çështje parimore, dhe po ashtu është cështje e mirëbesimit ndërmjet nesh në mënyrë që edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë, që asnjë palë të mos delë super e fuqishme nga ky koalicion, kjo është kërkesa e vetme, asnjë kërkesë apo formulë personale nuk ka, janë cështje që interesi i subjekteve ta barazojmë dhe të kemi përgjegjësi të barabartë”, ka thënë ai.
Mustafa shton se nuk kanë emër për presidentin që do të propozojnë nëse mirren vesh me VV’në.
:Sa i përket presidenti ne zgjedhjet nuk i kemi tani, po në fillim të vitit 2021 dhe kur i vjen koha organet e LDK-së do ta bëjnë publik emrin, emri nuk është problem, duhet të kemi vullnet dhe mirëbesim. Sot nuk kermi takim, zakonisht për takime merremi vesh drejtpërdrejtë unë dhe z.Kurti, do të vazhdojmë të bisedojmë dhe do të gjejmë zgjidhje, do të jemi transparencë ndaj jush. Asni problem nuk është, nuk nënshkruhen senet pa u kry”, tha ai./GazetaExpress.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: