Murati replikon me Pal Lekajn: Keni krijuar monopole, i keni qit haraq qytetarëve

Murati replikon me Pal Lekajn: Keni krijuar monopole, i keni qit haraq qytetarëve

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës lidhur me çështjen e faljes së gjobave të bizneseve dhe qytetarëve gjatë pandemisë.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, Murati tha se deputetët kanë nevojë që t’u sqarohet se si funksionon shteti.

“Z.Lekaj po thoni se ne po vijmë këtu që gjoja me ju sqarua se si funksionin shteti, mirëpo me të vërtetë është e nevojshme. Hiç më larg se kur keni qenë në qeveri, ka qenë vet kryeministri asokohe, z. Haradinaj që thoshte se po e  harxhojë rezervën, se mos me e harxhu po hup, e me e harxhu po mbushet vitin tjetër. Ky është konceptimi që e keni për buxhetin ju. Patjetër që duhet me ju shpejgu, se çka është rezerva dhe si mbushet ajo rezervë”, ka thënë Murati.

Ministri theksoi se deputetët dhe qytetarët janë të barabartë dhe se të gjithë duhet që t’i paguajnë gjobat e pandemisë.

“Unë e di që ka deputet edhe brenda grupit tuaj parlamentar që është dënuar dhe qe e ka paguar dënimin. Gjobat janë kundërvajtje dhe jo vepër penale. Deputeti mund të dënohet. Patëm lajme edhe për deputet të tjerë që janë dënuar. Kur dënohet deputeti janë të barabartë me qytetarin dhe duhet ta paguajnë gjobën të gjithë”, deklaroi Murati.

Ndër të tjera, Murati ia përmendi Lekajt edhe marrëveshjen me një kompani e që, sipas Muratit u ka vendosur harraq qytetarëve prej 100 euro.

“Ju z.Lekaj doli në lajme që kundërligjshëm keni nënshkruar një vazhdim të monopolit me kompaninë ‘Eurolab’ edhe pse në seancë pati thënë që nuk e keni nënshkruar. Tash ju që bëni këso gjërash në dëm ë të qytetarëve, për një moment ju ka ra në mend për qytetarët dhe se duhet me i fal qytetarët. Ju i keni dëmtuar xhepat e qytetarëve dhe u keni qit haraq prej 100 euro për çdo veturë. Tash ju e dilni  e folni për këta qytetarë”, ka thënë Murati.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0