Murati: Pensionistët do të marrin 100 euro shtesë në muajin nëntor

Murati: Pensionistët do të marrin 100 euro shtesë në muajin nëntor

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati sot nё Mbledhjen e 42-tё tё Qeverisё ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, nё kuadёr tё zbatimit tё masёs 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale. Nё anёn tjetër, përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.

Gjatё fjalёs sё tij nё Mbledhjen e Qeverisё, Ministri Murati theksoi se pёrmes kёtij vendimi mundësohet mbështetja e kategorive mё tё cёnueshme tё shoqёrisё sonё. Mё tutje, kjo masё pёr nga vëllimi i familjeve qё prek ёshtё mё e madhja qё ёshtё miratuar ndonjёherё nё Qeveri, me afërsisht 330 mijё familje qё do tё përfitojnë mbështetje financiare. Pra, njё politikё e tillë prek shumё familje dhe ka njё ndikimin tejet tё madh nё buxhetin familjar. 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes dhe ngritjen e mirëqenies qytetare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0