Murati: Nuk mbahet shteti kështu

Murati: Nuk mbahet shteti kështu

Ministri i Financave, Transfereve, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur në interpelancën që është thirrur për faljen e gjobave gjatë pandemisë.

Murati thotë se gjobat e pandemisë nuk kanë të bëjnë fare me MFTPT-në, dhe as me qeverinë, por sipas tij, kjo është e rregulluar me ligj.

“Është hera e dytë që thirrësi i Interpelancës nuk e ka të qartë se pse ka thirrë interpelancë. Në thirrjen që kam pranu shkruhet se thirret ministri për faljen e gjobave, e në fjalim këtu kryetari i grupit parlamentar thuhet se duhet të falen gjobat edhe të ATK-së. Në lidhje me gjobat e ATK-së ekziston një vendim…Ato s’kanë të bëjnë fare me MF, ato janë rregullu me ligjin që është miratu nëkëtëkuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Nuk është kompetencë e MF-së, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj”, tha Murati në fjalimin e tij në këtë seancë.

Duke i rikujtuar AAK-së se ish-kryeministrit Ramush Haradinaj u ka falur borxhet e ujit biznesëve dhe ka thënë se këtë e ka bërë “veç për qejf”, Ministri Murati ka thënë se kështu nuk mbahet shteti.

“Borxhet nuk mund t’i falim, me falje të  borxheve dhe falje të ndëshkimeve nuk mbahet shtetit. Shteti mbahet me tatim”, shtoi Murati.

Interpelanca për faljen e gjobave gjatë pandemisë u thirr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0