Murati: Nisin procedurat për hapjen e terminalit doganor në hapësirat e Trepçës

Murati: Nisin procedurat për hapjen e terminalit doganor në hapësirat e Trepçës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, së shpejti do të vendoset terminali doganor shtetëror.

Këtë gjë, Murati e konfirmoi përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se sot ka autorizuar e Drejtorin e Doganave të Kosovës për të nisur procedurat për hapjen e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë.

Ai shtoi se do të vazhdojë edhe me të tjerat së shpejti.

Postimi i plotë:

“Sot kam autorizuar Drejtorin e Doganave të Kosovës për të nisur procedurat për hapjen e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe do të vazhdojmë edhe me tjerat shumë shpejt.

Për një shtet të drejtë, dhe që çliron potencialin e biznesit!”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0